Loading…

Për herë të parë gratë ushtare arabe mbajnë roje në Mekë gjatë Haxhit

  • 22/07/2021 | 15:01

Për herë të parë gratë ushtare arabe mbajnë roje në Mekë gjatë Haxhit

E frymëzuar nga i ati i saj i ndjerë, Mona ka vendosur t’i bashkohet ushtrisë dhe grupit të parë grave saudite që shërbejnë si roje në vendet më të shenjte islame, ku po sigurojnë pelegrinazhin vjetor në Mekë, transmeton Gazeta Metro.


Që nga prilli dhjetëra gra ushtare janë bërë pjesëtare të forcave të sigurisë që monitorojnë pelegrinët në Mekë e Medinë, vendlindjen e islamit.

“Unë po ndjek hapat e babait tim të ndjerë për të përfunduar detyrën e tij, duke qëndruar këtu në Xhaminë e Madhe në Mekë, në vendin më të shenjtë. Ju shërbej besimtarëve në këtë detyrim të ndershëm” tha ushtarja Mona që nuk pranoi tua thotë emrin e plotë mediave.

Një tjetër ushtare nga njësiti që mban roje afër Qabesë, Samara, tha se ishte inkurajuar nga familja e saj t’i bashkohej ushtrisë pas studimeve në psikologji.

“Kjo është një arritje e madhe për ne dhe është krenari e madhe të jesh në shërbim të religjionit, shtetit dhe mysafirëve të Zotit mëshirëplotë” tha Samara.

Princi i Kurorës së Mbretërisë së Arabisë Saudite Mohammed bin Salman ka shtyrë para reforma ekonomike dhe shoqërore me synim të modernizimit të shtetit konservator mysliman dhe të afroj investime të jashtme me nisma të tilla.

Arabia Saudite ka kufizuar pelegrinazhin në Mekë vetëm për qytetarët e vet për dy vite rresht për shkak të pandemisë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë