Loading…
Për herë të parë në histori, Istogu do të jetë në finale
  • 15/05/2019 | 19:37

Për herë të parë në histori, Istogu do të jetë në finale

Istogu e ka fituar edhe ndeshjen e dytë ndaj Shqiponjës dhe për herë të parë do të luajë në finale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat).


Të mërkurën në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të luajtur në Gjakovë, Istogu fitoi ndaj Shqiponjës me rezultat 31:25 dhe kështu siguroi finalen. Ndeshjen e parë të luajtur në Pejë, Istogu e kishte fituar me rezultat 35:26.

Në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, rezultati pas pjesës së parë ishte 17:13 për istogaset. S. Ujkiq me 8 gola ishte më efikasja te Istogu, ndërsa 7 gola i realizoi P. Ferataj. Nga 9 gola për Shqiponjën i shënuan Sh. Mehmeti e A. Nivokazi.

Istogu ka përfunduar stinorin e rregullt në vend të parë, ndërsa Shqiponja në vend të katërt. Kështu Kosova do të ketë një kampion të ri te hendbollistet. Shqiponja nuk do të mbrojë titullin e fituar vitin e kaluar./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë