Loading…

Për herë të parë përfaqësuesja e Shqipërisë në “Eurovision” do të zgjidhet në këtë mënyrë

  • 31/10/2022 | 17:21

Për herë të parë përfaqësuesja e Shqipërisë në “Eurovision” do të zgjidhet në këtë mënyrë

Edicioni i 61-të i Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka nisur zyrtarisht punën, me përfundimin e përzgjedhjes së 26 këngëve pjesëmarrëse, 16 prej të cilëve janë artistë të cilët kanë performuar edhe më parë në Festival dhe 10 të tjerë janë artistë të rinj dhe grupe alternative.


Festivali i 61-të i Këngës në RTSH do të japë 3 çmime të para: vendi i parë, vendi i dytë dhe vendi i tretë;1 çmim për artistët e rinj dhe grupet alternative dhe 1 çmim për karrierë.

Ndryshe nga vitet e kaluara, Festivali i 61-të vjen me një risi lidhur me këngën që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion, fituesi i së cilës do të zgjidhet me votat e publikut me anë të SMS-ve.

Çmimi për tri vendet e para, çmimi për artistët e rinj dhe grupet alternative, si dhe çmimi për karrierën do të jepen pas një vlerësimi nga juria.

Në festivalet e mëparshme të Këngës në RTSH fituesi i çmimit të parë ka përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion, por këtë vit Shqipërinë në “Eurovision Song Contest 2023”, që do të zhvillohet në Britaninë e Madhe, do e përfaqësojë ajo këngë e cila do të rezultojë më e votuara nga publiku.

Më poshtë lista e plotë me artisët dhe këngët pjesëmarrëse në Festivalin e Këngës në RTSH:

2 Farm-Atomike
Alban Kondi & Lorela Karoshi-Melodi
Albina Kelmendi-Duje
Anduel Kovaçi-Malli
Arsi Bako-Sonte dua të jem me ty
Melodajna Mancaku-Gjysma e zemrës sime
Elsa Lila-Evita
Enxhi Nasufi-Burrë
Erma Mici-Kozmosi i dashurisë
Evi Reçi-Ma kthe
Fabian Basha-Një gotë
Fifi-Stop
Franc Koruni-Në pritje
Genti Hoxha-Ajër
Gjergj Kaçinari-Dje
Luna Causholli-Jetën ta fal
LYNX-Nëse ke besim
Manjola Nallbani-Dua
Permit of Stay-Fobia
Petrit Çarkaxhiu-Emri yt mirësi
Rezearta Smaja-N’Eden
Rovena Dilo-Motit
Sara Kapo-Para teje
Serxhio Hajdini-Vështirë
Urban Band-Në çdo hap
Vanesa Sono-Aroma jonë

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë