Loading…

Për herë të parë publikohen detaje: Mbi çerek milioni euro të spiunit rus në UNMIK

  • 10/06/2021 | 23:12

Për herë të parë publikohen detaje: Mbi çerek milioni euro të spiunit rus në UNMIK

Episodi i parë i dokumentarit VIRUSSIA, i cili u shfaq në fillim të kësaj jave, ndër të tjera zbardhi për herë të parë para opinionit publik edhe shumat e mëdha të transaksioneve bankera të Mikhail Krasnoshchekov-it.


Në llogarinë bankare të rusit, i cili ishte dëbuar nga Kosova në vitin 2019, e cila ishte llogari rrjedhëse private, zyrtari rus i UNMIK-ut që vepronte në veri, kishte vetëm në 6 transaksione kishte qarkulluar shumën prej 264,082 eurove.

Dokumentet që u publikuan në dokumentar, tregonin se shuma e parë e madhe e tij me mbi 30,000 euro, ishte 4 korrik të vitit 2011, pak ditë pas ditës kur u vra polici Enver Zymberi në aksionin e veriut, më 25 korrik të po atij viti.

Mikhail Krasnoshchekov, kishte ardhur në Kosovë që në vitin 1999, kur ishte punësuar në OSBE.

Ai ishte dëbuar nga Kosova, pas pengimit të aksionit policor në maj të vitit 2019. Ky zyrtar i inteligjencës ruse, që ishte i punësuar në UNMIK / Kombeve të Bashkuara, 20 vjet ka qenë i angazhuar në Kosovë.

Dokumentari VIRUSSIA, në pjesën e parë zbuloi aktivitetin e spiunazhit rus në Ballkanin Perëndimor, kurse 3 pjesë të tjera, pritet të shfaqen në muajt në vijim.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë