Loading…
Për herë të parë, QKUK arrin të kryejë me sukses 4 operacione të rralla
  • 16/01/2019 | 13:16

Për herë të parë, QKUK arrin të kryejë me sukses 4 operacione të rralla

Për herë të parë në Kosovë, në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare, të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, me sukses të plotë, janë kryer 4 operime (Bypass axilo-bifemoralis).


Siç njofton QKUK përmes një komunikate për media, ky bypass (urëzim) i qarkullimit të gjakut, ka të bëjë me marrjen e gjakut nga arteria axilaris (arteria e nënsqetullës) dhe dërgimi i tij në drejtim vertikal deri te arteria femoralis, (arteria e këmbës së djathtë), e pastaj urëzimi tjetër në drejtim transversal, nga qarkullimi i gjakut në këmbën e djathtë – në arterien e këmbës së majtë, me ndihmën e një gypi vaskular artificial (protezë vaskulare PTFE të diametrit 8mm dhe gjatësi 80cm).

Rasti i parë, është pacienti I.S, 67 vjeç, i cili e kishte të mbyllur aortën abdominale (arterien kryesore të trupit të njeriut), në nivel të ndarjes së arterieve renale (arteriet e veshkave) nga aorta abdominale. Përvec kësaj, pacienti i dytë, M.M, 74 kishte të mbyllura edhe dy arteriet femorale sipërfaqësore, që ushqejnë këmbët me gjak. Për më tepër kishte edhe stenozë ostiale (ngushtim në hyrje) të dy arterieve femorale profunde.

Pacienti M.R, 80 vjeç, kishte të mbyllur aortën abdominale dhe ngushtime të shprehura në arteriet e veshkave. Kishte një zgjerim të aortës së kraharorit, mbyllje të dy arterieve femorale sipërfaqësore, që ushqejnë këmbët me gjak.

Ndërkaq, pacienti i katërt, Pacienti S.R, 81 vjeç, e kishte të mbyllur aortën abdominale nën veshka, kishte ngushtime në arteriet e veshkave. Më tepër ajo kishte edhe një zgjerim mesatar të aortës së kraharorit, mbyllje të arteries femorale sipërfaqësore të majtë. Kishte ngushtim të shprehur në hyrjen e të dy arterieve femorale profunde dhe një aterosklerozë të gjeneralizuar të të gjitha arterieve.

“Te të gjithë pacientët pas operacioneve, janë kryer ekzaminimet kontrolluese, ku është konstatuar se intervenimi kirurgjik ishte kryer me sukses të plotë dhe pacientët mesatarisht pas 5 ditë hospitalizimi, janë lëshuar në shtëpi, në gjendje të përgjithshme dhe lokale të mirë”, theksohet në komunikatë.

 

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë