Loading…

Për herë të parë TEB Banka sjell sistemin e vetshërbimit me kartela bankare

  • 14/10/2020 | 14:05

Për herë të parë TEB Banka sjell sistemin e vetshërbimit me kartela bankare

Banka TEB Sh.A. në saje të risive teknologjike që janë prioritet në kohërat moderne sjellë për herë të parë në Kosovë sistemin e vetëshërbimit me kartela bankare, transmeton Gazeta Metro.


Vetshërbimi me kartela bankare ndihmon konsumatorët të paguajnë blerjet e tyre në pika të shitjes, si dhe të marrin shërbimet pa kontakt e pa ndihmë. Perspektiva e rritjes së shërbimeve me kartela bankare me vetshërbim pritet të jetë e madhe me shtrirjen jo vetëm nëpër pompa te derivateve, por edhe si blerje të biletave nëpër stacione, pagesë parkingu, ushqimore të shpejta, markete, qendra tregtare etj.

Kjo formë e vetshërbimit me kartela bankare është duke shënuar rritje enorme në gjithë globin. Me teknologjine e Contactless dhe kombinimin me vetshërbimin me kartela bankare, TEB Bankë ofron një epërsi të madhe të zgjedhjeve, me qëllim të shmangies së asistencës gjatë kryerjes së pagesave.

Një eksperiencë e re e klientëvë për të kryer shërbime vet, sikur kjo me vetshërbimin me kartelat bankare, bën pjesë në fuqizimin e tyre drejt një jete më dinamike dhe optimizimin e sektorëve të ndryshëm për ofrimin e teknologjive të reja në shërbime ndaj konsumatorëve të tyre.

Pika e parë e vetëshërbimit me kartela bankare është implementuar në pikën e HIB Petrol në Çagllavicë (afër Hotel Emerald). Ndërsa për çdo mbushje të derivative duke realizuar pagesën me kartelat bankare të Visa ose Mastercard do të përfitoni nga oferte prej 5 cent më lirë për çdo litër.

Banka TEB Sh.A. është lider në tregun bankar të Kosovës me prezencën e saj nëpërmjet brendit, Starcard, ndërsa shërbimi i sipërpermendur vjen për të gjithë klientët që posedojnë kartela bankare të brendeve si Visa e Mastercard.

TEB Bankë për një botë në lëvizje!

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë