Loading…

Për ikjen e kosovarëve, ministri ia vë fajin Serbisë

  • 01/03/2017 | 13:48

Për ikjen e kosovarëve, ministri ia vë fajin Serbisë

Skënder Hyseni fajëson Serbinë për ikjen e dhjetëra-mijëra qytetarëve të Kosovës për në vendet e Evropës në vitin 2014.


Sipas Hysenit për atë valë të madhe të migrimit shkaktar ishte Serbia pasi që ua ka mundësuar qytetarëve që të dalin jashtë Kosovës me një biletë që ka kushtuar vetë 15 euro.

Ministri i Punëve të Brendshme këto deklarata i ka thënë në lansimin e fushatës vetëdijësuese për parandalimin e migrimit të paligjshëm.

Ministri Hyseni tha se me anë të kësaj fushate qytetarët duhet ta kuptojnë se ky migrim është i paligjshëm dhe nuk guxon të ndodhë.

“ Kujtoj për një periudhë të shkurtë kohore ia dolëm ta vëmë nën kontroll çështjen e migrimit të paligjshëm. Këtë valë dhe numër të madh të emigrantëve të paligjshëm nga Kosova e mundësoi në masë të madhe marrëveshja për qarkullim të lirë mes Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë që është marrëveshje e mirë, por që marrëveshjet e mira ndonjëherë kanë efekte anësore edhe negative, dhe një efekt anësor negativ ishte krijimi i një kanali përmes Serbisë që u mundësonte qytetarëve të Kosovës të arrijnë në një kufi të jashtëm me vetëm një biletë autobusi”, citon KP ministrin Hyseni.

Hyseni tha se Kosova ka përmushur shumicën e kritereve për liberalizim të vizave ndërsa ka mbetur vetëm edhe ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi e që ministri i MPB-së shpreson që edhe kjo do të ndodhë shpejt.

Në këtë ngjarje ishte edhe shefja e zyrës së BE-së në Kosovë Natalya Apostolova e cila tha se numri i qytetarëve të Kosovës që kërkojnë azil në vendet e BE-së ka rënë dukshëm për dallim nga viti 2014.

Pavarësisht kësaj Apostolova tha se Kosovën e presin ende sfida të mëdha ndërsa përsëriti se BE-ja do ta ndihmojë atë në integrimin evropian.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë