Përfshirja e presidentit Hashim Thaçi në fushatën zgjedhore në Drenas, po shihet e pamoralshme nga ish kryekuvendari Jakup Krasniqi.
Ai, përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Facebook, thotë se kjo është ndërhyrje flagrante në procesin zgjedhor të Drenasit.
Krasniqi thotë se kjo sjellje është antikushtetuese dhe reflekton frikë.
“Dje, Presidenti, kumbara i “marrëveshjes”: Baza – Lladrovci, është parë me aktivist të PDK-së. Sot Presidenti, në këto momente është në Familjen e Rrukiqëve në Drenas. Këto takime vijnë pas Darkës me arsimtaret e Drenasit. Presidenti, jashtë çdo morali është bërë pjesë e fushatës. Qytetarët e Drenasit e të gjithë Kosovës duhet te distancohen nga këta mashtrues ordiner! Kjo është nderhyrje flagrante në procesin zgjedhor në Drenas. Kjo sjellje antikushtetuse reflekton frikë! Frikë nga vota e lirë e qytetarëve te Drenasit!”, shkruan Krasniqi në Facebook./gazetametro.net