Loading…

Për kryetarin e Leposaviqit

  • Nga

  • VALON A. SYLA

  • 13/06/2023 | 00:25

Për kryetarin e Leposaviqit

1000 e pak vjet më parë Perandori kishte ra në Kostandinopojë, apo Stambollin e sotshëm. Atë e kishte rrëzuar një fraksion tjetër me kandidat të ri për kurorën dhe mantelin e purpurt perandorak. Ikanakët ja kishin therrë nga frika dhe e kishin lënë perandorinë në mëshirën e Perandorit të ri.


Shkruan: Valon A. Syla

Edhe sot historianët kur e lexojnë, apo tregojnë këtë histori rrënqethen, sikur edhe une sonte. E qysh rrënqethet njerëzimi i arsyeshëm kur sheh njerëz, burra e gra, të ndershëm, besnik e të fjalës, që gjithmonë ka qenë të rrallë, që janë të gatshëm deri në sakrificë… ata digjen nga politikanë të poshtër e të pa fytyrë gjithmonë gjatë historisë, për lojna pushteti… qofshin ata mbretër e princa, profetë e priftërinjë apo gjeneralë e ushtarë të thjeshtë…
***
Sonte duke i shiku lajmet, e pash që ngujimi i kryetarit të Leposaviqit ende po vazhdonte në një pjesë të objektit të komunës atje. Ma kujtoi këtë tregim dhe u rrënqetha. Seriozisht po me vjen keq prej këtij kryetari që nuk po e kupton se oborri i naltmadhnisë së tij nga Sukobina ka ra të premten… prej nga ai i merr urdhërat. Atyre veç po ju vjen marre me i kallxu qëtash. Sepse zgjedhjet qe i ka premtu Albini dhe Vjosa, do ja marrin dhomën e ngujimit këtij patriotit të kohës së bronzit atje i ka pranuar Perandori i tij i vjetër e i ri Albin Kurti.
Kallxoni ‘Kryetarit të Leposaviqit’ që Kurti veç e ka tradhetu… mos të mbetet ky si ai bullgari që e qeshi krejt Konstandinopoja.. që si ekualent i sotshëm janë të gjitha shërbimet e huaja që qeshin me të… e bashkë me të edhe me ne si Kosovë.
Cila është kauza me mbajt një pjesë të sovranitetit në njê dhomê komune, kur lufta e tij ka mbaruar…
Ai bulgari i Selanikut se ka pasë KFOR’in në Selanik. Por, shyqyr ti e ki aty afër se s’kishe nejt…
***
Oficeri bullgar pas 2 jave rezistencë ju është dorëzuar trupave të Perandorisë të cilët e ekzekutuan dhe e varrën te porta hyrëse e mureve të Selanikut si shembull për të tjerët që rrezistojnë. Atë e kishin dorëzuar vet ushtarët e tij, sepse kishin mbetur pa furnizime, pa bukë dhe më e kryesorja, pa kauzë që ja vlente për të vdekur.
Oficeri bullgar u skarifikua për kokëfortësi, për lojalitet dogmatik, që nuk solli as vdekje tê ndershme e të lavdishme. Ai thjeshtë na rrënqeth kur e kujtojmë.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë