Loading…

Për LDK’në, marrëveshjen me VV’në dhe Albin Kurtin

  • 08/07/2019 | 20:05

Për LDK’në, marrëveshjen me VV’në dhe Albin Kurtin

Isa Mustafa ka bërë marrëveshje me VV’në kinse do të bëhet president, dhe t’ia mundësojë Kurtit dhuratë postin e Kryeministrit, kjo nuk është e vërtetë.


Shkruan Bardhyl Meta

Mjegullnaja rreth ngritjës së pandalshme të LDK’ës, dhe spekulimet e fajdexhinjëve të gënjeshtrave të sofistikuara:

“Isa Mustafa, marrëveshje me VV’në dhe Albin Kurtin”.

Me‘demek, Dr. Isa Mustafa që të bëhet President ia paska folë Albin Kurtit si dhuratë, postin e Kryeministrit?

Komenti: Logjika e këtij “lajmi”, vie nga mendësi dhe parti, që funksionojnë si kompani private dhe ‘kartele mafioze’.

LDK, s‘ka qenë, s’është dhe s’do të jetë asnjeherë pronë e askujt. S’ ka funksionuar asnjëherë me këtë logjike – gjithsesi, asnjëherë, as nga Kryetari Dr.Isa Mustafa.
Përtej kësaj – meqë mjegulla, që ka adresa të cakruara, s’na brengos – ta themi edhe se: LDK, është e vetëdijshme – se edhe sot, kur po mbush 30 vite – përjetohet nga Kosovarët dhe ndërkombëtarët – si e vetmja Lëvizje dhe Parti politike që mund ta ndryshojë fatin e vendit tonë, që po e bjerrin tuxharët, fajdegjinjët e tregtarët e shumtë me petk politikanesh.

Dhe LDK, për më teper, është e vetëdijshme se, për ta ndryshuar Kosovën, duhet ta ndryshoje edhe vetveten!
Rrjedhimisht, reformat, janë duke ngjarë gjithandej në çdo qelize të LDK’ës. Tuxharët, s‘kanë qenë asnjëherë pjesë as e mendesise dhe as e strukturave të LDK’ës.

Andaj, ta themi n’t’kaluar, edhe se nëse në 980 Kuvende masive Nëndegësh, ngjajne 4-5 incidente, s‘eshte sakrificë që se vlenë – krahasuar me intencën, betimin dhe përpjekjet për tu bërë edhe më fisnik, karshi detyrave qe na presin.

LDK, në shtator 2019-të, do t‘shpalojë para qytetarëve Programin dhe kuadrot më të përgaditura e profesionale, të durve dhe mendjeve të pastërta e kthjellta – që do t‘nisin reformat më radikale të cilat i ka merituar kahere – por si ka përjetuar ende – ky vend i shenjtë.

Bashkë me forcat më progresive të vendit, me shoqerinë civile e mediat, intelektualët, e të rejat dhe te rinjtë e mrekullueshëm – do ti ndalim ‘kartelet mafioze’, dhe t‘shpalojmë faqen e re – të kthimit të dinjitetit Vendit, Flamurit, Qytetarëve, Mjekeve dhe Arsimtareve, Ndertimtareve e Investoreve, Punetorëve e Veteraneve.
Bashkë… me Lidhjen!

(Autori është publicist dhe ish deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kuvendin e Kosovës)

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë