Loading…

Për luftën kundër terrorizmit Ballkani mblidhet në Tiranë

  • 11/11/2016 | 11:42

Për luftën kundër terrorizmit Ballkani mblidhet në Tiranë

Terrorizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm nuk është më një ‘problem shtëpiak’. Ky është një problem i gjithë regjionit. Kështu ka thënë në fillim të konferencës rajonale koordinuese kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm në Evropën Juglindore, Goran Slivanovic, sekretar i përgjithshëm i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), shkruan “Zëri”.

Slivanovic i cili ka qenë edhe ish ministër i jashtëm i Serbisë tha se angazhimet që janë bërë në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm në Evropën Juglindore janë bërë në koordinim dhe sinkronizim me Bashkimin Evropian. “Qëllimi është që të mund të ndërrojmë përvojat tona”, ka thënë Slivanovic, sipas të cilit, në këtë konferencë do të shkëmbehen edhe përvojat nga përfaqësuesit e qeverive të shteteve rajonale. “Është shumë e rëndësishme të dihet saktë se kush çfarë është duke bërë dhe ta ndihmojmë njëri tjetrin”, ka thënë Slivanovic.

Deri më tani, ka thënë ai, varfëria e veçanërisht faktori ideologjik janë kryesorët që të rinjtë janë bashkëngjitur krah ekstremistëve. Ndërkohë qëllimi kryesor i këtij takimi rajonal koordinues është që të rrisë ndërgjegjësimin dhe shkëmbimin e informacionit, pikëpamjet dhe praktikat e mira në mes të gjithë akterëve kryesorë që janë aktiv në luftën kundër terrorizmit si dhe parandalimin dhe luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm në Evropën Juglindore.

Kurse zëvendës ministresha e punëve të jashtme të Shqipërisë Odeta Barbullushi, ka thënë se i gjithë qëllimi i konferencës është që të forcohet bashkëpunimi rajonal në luftën e përbashkët kundër terrorizmit dhe radikalizimit. “Ne do të synojmë që të rrisim nivelin e veprimit tonë dhe të forcojmë bashkëpunimin në këtë fenomen për të cilin jemi të vetëdijshëm se nuk mund të adresohet vetëm nga një shtet”, ka thënë Barbullushi.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë