Loading…

Për Lushtakun dhe Selimin vendoset në gjysmë të korrikut

  • 20/06/2017 | 16:32

Për Lushtakun dhe Selimin vendoset në gjysmë të korrikut

Në mesin e korrikut Gjykata Supreme do të marr vendim për ankesat e Sylejman Selimit dhe Sami Lushtakut.


Dy ish-eprorët e UÇK-së  kanë dalë sot para gjykatës e cila po shqyrton ankesat e dy të akuzuarve lidhur me vendimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë dhe konfirmimin  nga Gjykata e Apelit ku janë dënuar me nga shtatë vjet burg për krime lufte.

Avokatët mbrojtës të Selimti dhe Lushtakut kanë kundërshtuar pretendimet e prokurorisë duke ëkrkuar që klientët e tyre të shpallen të pafajshëm.

Ndërsa Selimi dhe Lushtaku kanë kërkuar drejtësi nga turpi gjykues si dhe fakte nga prokuroria për krimet që u vihen në barrë pasi që sipas tyre deri më tani nuk ka pasur asnjë fakt se ato i kanë kryer ata.

Selimi dhe Lushtaku janë dënuar për krime lufte në rastin që njihet si “Drenica 1” dhe Drenica 2”./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë