Loading…

Për nder të 22 vjetorit të çlirimit, tre parashutistë lëshohen në qiellin e Prishtinës

  • 11/06/2021 | 10:02

Për nder të 22 vjetorit të çlirimit, tre parashutistë lëshohen në qiellin e Prishtinës

Për nder të çlirimit të Prishtinës, në qiellin e kryeqytetit sot janë parë tre parashutë me flamurin e Kosovës, shkruan Gazeta Metro.


Sot bëhen 22 vite nga çlirimi i kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës, përfundimisht.

Me 11 qershor të vitit 1999, ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), kishin shkelur tokën e Prishtinës, duke i dhënë fund kështu luftës me ushtrinë serbe.

Krerë institucionesh e kanë uruar këtë datë të rëndësishme për Prishtinën në veçanti e shtetin në përgjithësi.

Për nder të kësaj dite, sot në qiellin e Prishtinës janë parë tre parashutë, një me flamur të Kosovës dhe dy të tjerë në emër të dy prodhuesve të pijeve të Kosovës.

Më poshtë keni fotografitë e shkrepura nga Metro. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë