Loading…

Për nder të festës pagat e nëntorit merren më herët

  • 25/11/2016 | 14:31

Për nder të festës pagat e nëntorit merren më herët

Ministria e Financave njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, respektivisht të gjithë shërbyesit civilë dhe ata që marrin pagë nga Buxheti i Konsoliduar i Kosovës, se sot është bërë ekzekutimi i pagave për muajin nëntor.

“Ekzekutimi i pagave për muajin nëntor është bërë disa ditë më herët për nderë të festës së “28 Nëntori”, thuhet në njoftimin në faqen zyrtare të Ministrisë së Financave.

“Me këtë rast, Ministria e Financave Ju uron gjithë shqiptarëve festën e 28 Nëntorit, 104 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë dhe Ditën e Flamurit Kombëtar Shqiptar”, thuhet në njoftim./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë