Për një javë në Maqedoni janë dhënë gati 14 mijë vendime për izolim, shkruan Gazeta Metro.
Magdalena Filipovska Grashkoska, Kryetarja e Këshillit Inspektorial bëri të ditur se Inspektorati Shtetëror Sanitar ka dhënë 14 gjithsej 13.957 vendime për izolim për këtë javë.
“Inspektorati Shtetërore Sanitar kreu 92 mbikëqyrje dhe shqiptoi 17 vendime për shkelje. Javën e kaluar u dhanë gjithsej 13.957 vendime për izolim për personat e sëmurë si dhe personat që kanë pasur kontakt me person të infektuar”, tha Grashkoska.
AUV ka kryer 220 mbikëqyrje dhe ka dhënë tetë vendime për parregullsi, 15 edukime dhe dy dënime me para, ndërsa Inspektorati Shtetëror për Mjedis Jetësor ka kryer 39 mbikëqyrje./gazetametro.net