Loading…

Për një javë policia shqipton rreth 1600 gjoba për kundërvajtje në Prizren

  • 30/01/2023 | 13:12

Për një javë policia shqipton rreth 1600 gjoba për kundërvajtje në Prizren

Policia e Kosovës, ka njoftuar se për një javë në Prizren, janë shqiptuar rreth 1600 gjoba për kundërvajtje dhe 52 urdhëresa, shkruan Gazeta Metro.


Nga PK’ja është shtuar se kjo është bërë me qëllim që të krijohet  rend dhe rregull në trafik, ku policia  ka patrulluar në zonën e përgjegjësisë dhe kanë mbajt pika të shumta të kontrollit.

Postimi i plotë:

Rreth 1600 gjoba për kundërvajtje janë shqiptuar dhe 52 urdhëresa janë realizuar  për një Javë nga policia ne Prizren

Prizren, 30 janar  2023

Nga data 23.01.2023 deri me date 29.01.2023 nga Policia e stacioneve të ndryshme në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë bë Prizren ka pas një aktivitet të shtuar me qëllim të parandalimit të kundërvajtjeve në trafik.

Me qëllim që të krijohet  rend dhe rregull në trafik  policia  ka patrulluar në zonën e përgjegjësisë dhe kanë mbajt pika të shumta të kontrollit.

Gjatë mbajtjes së pikave të kontrollit përveç parandalimit, për kundërvajtësit e hasur janë shqiptuar gjoba.

Gjatë javës së kaluar nga të gjitha patrullat policore të stacioneve të policisë  së Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren  janë shqiptuar 1596 tiketa kundërvajtësve.

Gjatë kësaj kohe policia ka vazhduar edhe aktivitet tjera rutinë e një ndër  to është edhe realizimi i urdhëresave të gjykatës, gjithashtu edhe në realizimin e urdhëresave të gjykatës nga policia e rajonit të Prizrenit është treguar profesionalizëm dhe performance e mirë, vetëm gjatë javës së kaluar janë realizuar 52 urdhëresa të gjykatës , disa nga ato edhe me burg për të dënuarit nga gjykata.

Policia mbetet e përkushtuar në ruajtjen e rendit dhe ligjit e nder to edhe krijimin e sigurisë për pjesëmarrësit në trafik. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë