Loading…

Për një vit çmimi i drunjve dhe peletit është rritur për mbi 43%

  • 14/08/2022 | 14:18

Për një vit çmimi i drunjve dhe peletit është rritur për mbi 43%

Çmimet e produkteve dhe shërbimeve janë më të larta për 14.2 për qind krahasuar me korrikun e vitit 2021.


Kështu po thotë një raport i publikuar më 11 gusht nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Sipas ASK-së lëndet djegëse si druri dhe peleti janë rritur për 43.5 për qind.

Në raport thuhet po ashtu se karburantet dhe lubrifikantët e ndryshëm për transport personal janë rritur për 44.1 për qind.

Derisa bëhet e ditur se çmimi i bukësdhe drithërave nga korriku i 2021-tës e deri në korrik të 2022-tës është rritur për 32.1 për qind, qumështi, djathë dhe vezët janë rritur për 26.3 për qind derisa çmimi i mishit për një vit është rritur për 21.8 për qind.

“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 14.2 për qind në muajin korrik 2022, krahasuar me muajin korrik 2021. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: vajra dhe yndyra ushqimore (54.1%); karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (44.1%); lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (43.5%); bukë dhe drithëra (32.1%); shërbime për transport (27.7%); gaz (26.8%); qumësht, djathë dhe vezë (26.3%); mish (21.8%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (19.1%); kafe, çaj dhe kakao (16.8%); prodhime të ndryshme ushqimore, salca, erëza kripë, ushqim për fëmijë etj. (15.2%); shërbime hoteliere (14.6%); materiale për mirëmbajtjen dhe riparimin e banesës (12.2%); vegla dhe pajisje për shtëpi dhe kopsht (11.5%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (11.3%); shërbime të tjera në lidhje me pajisjet personale të transportit (9.9%); pushime të organizuara (8.3%); perime (7.7%); kujdes personal (7.4%); pije alkoolike (7.1%); gjëra dhe pajisje të tjera rekreative, kopshte dhe manare (6.9%); gjërat personale (6.6%); ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (6.5%); pajisje shtëpiake (6.2%); pjesë këmbimi dhe pajisje shtesë për pajisjet e transportit personal (6.2%); blerje e automjeteve (5.7%); mobilie dhe orendi, qilima dhe mbulesa të tjera dyshemeje (5.1%); duhan (4.7%); qelqurina, takëme dhe mjetet e kuzhinës (3.7%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 14.3 për qind në IHÇK”- njofton Agjencia e Statistikave.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë