Loading…

‘Për pak’: Besnik Bislimi provon të duket ‘gjeni’ para gazetarit, por gabon në shumëzim

  • 23/06/2022 | 22:46

‘Për pak’: Besnik Bislimi provon të duket ‘gjeni’ para gazetarit, por gabon në shumëzim

Zëvendës kryeministri Besnik Bislimi ka qenë i ftuar sonte për të diskutuar në lidhje me Udhërrëfyesin për Zbatimin e Marrëveshjeve të Energjisë që e nënshkroi në Bruksel.


Para moderatorit ai provoi të dukej si një person që mund të kalkulonte në mënyrë të shpejtë një shifër, por nuk ia doli mbanë.

“Nga 2015-a deri më 2022-n janë 2300 ditë, dhe ka ndryshu situata në terren,” – u shpreh ai duke u munduar të justifikonte ndryshimin e qëndrimit për marrëveshjet.

Në fakt, prej vitit 2015 e deri më 2022 janë shtatë vjet ose 2555 ditë. Nëse i shtojmë edhe dy ditë nga vitet që kishin nga 366 (2016 dhe 2020) bëjnë 2557 ose ‘vetëm’ 257 ditë më shumë. Në anën tjetër, nëse numërojmë edhe këta pesë muaj e njëzet e tre ditë të qershorit atëherë bëjnë 2731 ditë, ose ‘vetëm’ 431’ ditë më shumë se përllogaritja e Bislimit.

Bislimi njihet edhe për gabime të shumta drejtshkrimore në postimet në Facebook.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë