Loading…

Për pesë ditë mbyllet një segment i rrugës ‘Ilir Konushevci’

  • 22/07/2026 | 08:34

Për pesë ditë mbyllet një segment i rrugës ‘Ilir Konushevci’

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se do të mbyllet për qarkullim një segment i rrugës “Ilir Konushevci”, për shkak të zhvillimit të punimeve infrastrukturore.


Sipas njoftimit, segmenti që do të bllokohet shtrihet nga kryqëzimi me semaforë në rrugën “Lidhja e Prizrenit” deri te kryqëzimi me semaforë në rrugën “Vëllezërit Fazliu”, ndërsa mbyllja do të zgjasë pesë ditë.

Për të shmangur vonesat në komunikacion, komuna u ka bërë thirrje qytetarëve të shfrytëzojnë rrugët alternative.

Komuna ka kërkuar mirëkuptim nga qytetarët për shqetësimet e mundshme, duke i falënderuar për bashkëpunimin gjatë realizimit të punimeve.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë