Loading…

Për Qeverinë e Kosovës shëndetësia prioritet

  • 14/11/2016 | 18:59

Për Qeverinë e Kosovës shëndetësia prioritet

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa u shpreh së për Qeverinë e Kosovës, shëndetësia është prioritet.

Kjo deklaratë doli sot nga një takim i kryeministrit Mustafa me përfaqësuesen me punë në Ambasadën e Luksemburgut, Anne Dostert, ambasadorin e Zvicrës, Jean-Hubert Lebet dhe shefin e zyrës së Bankës Botërore, Marco Mantovanelli.

Përmes një njoftimi për media të kryeministrisë u tha se gjatë këtij takimi u bisedua edhe për procesin e përgatitjes për funksionalizimin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, ku prezent ishte edhe Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani.

Në njoftim thuhet se në takim u diskutua gjerësisht për hapat që duhet të ndërmerrën deri në fund të vitit 2016, nevoja e përgatitjes sa më të mirë për ofrimin e pakos shëndetësore si dhe informimi i plotë i qytetarëve lidhur me shërbimet e ofruara dhe aspektet tjera që lidhen me sigurimet shëndetësore./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë