Loading…

Për qytetarët e papranueshme dhe e papërballueshme rritja e tatimit

  • 25/01/2023 | 21:45

Për qytetarët e papranueshme dhe e papërballueshme rritja e tatimit

Rritja e vlerës së pronës ka alarmuar qytetarët të cilët druajnë se nuk do të mund ta përballojnë pagesën e tatimit në pronë.


Ata që RTK i ka intervistuar, thonë se faturat i morën me rritje.

Bekim Salihu, nga instituti GAP, thotë se qytetarët është dashur të njoftohen në kohë rreth rritjes së re të tatimeve.

“Komunat e Kosovës nuk kanë arritur të i mbledhin deri në vitin 2022, 123 milion euro nga tatimi në pronë, prej këtyre mjeteve 55 milion euro janë të komunës së Prishtinës”, ka thënë Salihu.

“Komuna do të duhej të ishin edhe të konsultuara, por edhe të inkuadruara në këtë proces, qytetarët nuk do të duhej të ishin të befasuar për shkak që politikat publike kanë një qëndrueshmëri kanë jetëgjatësi në momentin kur ato bëhen duke marrë parasysh edhe vullnetin e qytetarëve”, ka shtuar ai.

Në Komunën e Prishtinës nuk kanë pranuar të flasin para kamerës për këtë çështje. Në një përgjigje me shkrim, drejtoresha e financave, Valbona Ahmeti-Makolli, mendon se rritja e tatimit në pronë mund t’i godasë komunat në realizimin e këtij tatimi.

‘Do të rritet numri i borxhlinjve dhe se ata qytetarë që nuk arrijnë të paguajnë brenda afatit, do t’u rritet kamata dhe ndëshkimi, si pasojë e kësaj kryeqyteti nuk mund t’i realizojë të hyrat e planifikuara dhe si rrjedhojë e gjithë kësaj, qytetarët që kanë borxhe, nuk do të mund t?i marrin disa shërbime të caktuara e të domosdoshme për ta’, ka thënë Ahmeti-Maholli.

Tatimi në Pronë është baza kryesore e të hyrave buxhetore të komunave të Kosovës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë