Para pak ditësh u njoftua për një peticion që kishte nisur me qëllim të kthimit të imamit Shefqet Krasniqi si ligjërues në xhaminë e madhe në Prishtinë.
Tani mësohet se peticionin për kthimin e imam Krasniqit në xhaminë e madhe e kishte nisur një anëtar i Vetëvendosjes, shkruan gazetametro.net
Eshtë fjala për anëtarin e kësaj partie, Arian Xhezairi, i cili edhe vetë njihet për bindjet e tij fetare.
Ndryshe, imami Shefqet Krasniqi njihet për idetë e tij radikale. Kur jemi te idetë radikale, ai gjithashtu, ndër të tjerash, njihet si promovues i besimit se vendet duhet të udhëhiqen duke u bazuar në ligjin e sheriatit. Me fjalë të tjera, imami Krasniqi është kundër idesë së sekularizmit apo ndarjes së fesë nga shteti. /gazetametro.net