Loading…

Për sa kohë e ka zgjidhur rubikonin zbuluesi i tij

  • 21/03/2017 | 15:10

Për sa kohë e ka zgjidhur rubikonin zbuluesi i tij

Profesori i dizajnit Erno Rubik në vitin 1974 në banesën e vet në Budapest, në të cilën ka jetuar bashkë me të ëmën, filloi të “luaj” me kube të drurit. Kjo lojë do t’ia ndryshojë jetën dhe krijojë një nga lodrat më të popullarizuara në botë.


Si 29 vjeçar kureshtar, hulumtoi përdorimin e formave të thjeshta në dizajn dhe përgatitej për punë me nxënësit e vet. E morri letrën grithëse, i përpunoi kubet e drurit, i ngjiti nëpër të letra me disa ngjyra dhe të gjitha i lidhi me spirale elastike dhe me një copë gome.

“Ishte shumë bukur të shihje se si përziheshin ngjyrat pas disa kthimeve. Ishte kënaqësi e veçantë të shikoje këtë paradë të ngjyrave. Ashtu sikur pas një shëtitjeje të bukur dhe të gjatë në të cilën keni parë shumë, dëshironi të ktheheni në shtëpi, ashtu edhe unë vendosa se ishte kohe për kthim, dhe që katrorët të vihen në rend përsëri. Në atë moment u ballafaqova me një sfidë të vërtetë – cila ishte rruga për në shtëpi?”, ka shkruar Rubik për takimin e tij të parë me shpikjen e tij më të rëndësishme.

Teksti i tij deri  tani i papublikuar në revistën “Discover” ka zbuluar se Rubik nuk kishte as ide se si ta zgjidh këtë problem, dhe nuk ishte i sigurt se njerëzit tjerë mund t’i palojnë ngjyrat, sepse ekzistojnë 43 trilionë pozita të mundshme.

Tani disa këtë e bëjnë për më pak se pesë sekonda, por Rubik’ut iu nevojitën madje një muaj për kombinime në dhomën e tij të vogël.

“Mbaj mend se si plotë krenari i tregova nënës kubin kur e gjeta zgjidhjen dhe se sa e lumtur ishte ajo, sepse kujtonte se më nuk do të humbas kohë për këtë”, ka theksuar Rubik.

Prej atëherë, me shumë se 350 miliona kube të Rubik’ut (rubikona) janë shitur nëpër gjithë botën./gazetametro.net

 

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë