Loading…

Për shkak të gjendjes së rëndë me koronavirus, meshat mbahen pa besimtarë

  • 01/08/2020 | 22:52

Për shkak të gjendjes së rëndë me koronavirus, meshat mbahen pa besimtarë

Ipeshkvi i Kosovës Dodë Gjergji ka marrë vendim që për shkak të gjendjes së rëndë që është krijuar ditët e fundit në vendin tonë, meshat do të kremtohen pa pjesëmarrje të besimtarëve, shkruan Gazeta Metro.


Në një postim të Katedrales së Kosovës në Facebook thuhet se ipeshkvi Dodë Gjergji ka njoftuar meshtarët përmes një letre dërguar atyre.

“Në Famullinë e Prishtinës do të ketë vetëm një meshë, që do të kremtohet në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë, në orën 11:00, në të cilën ju ftoj të na bashkoheni në LIVE- Streaming në FB të Katedrales dhe drejtpërdrejt në Radio Maria Kosovë”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, numri i rasteve fatale me COVID-19 në tre ditët e fundit ka shënuar rritje në Kosovë me gjithsej 41 persona të vdekur.

Njoftimi i plotë:

Të dashur besimtarë/e,

Ju lajmërojmë se, për shkak të gjendjes së rëndë që është krijuar ditët e fundit në Vendin tonë, Ipeshkvi ynë, Imzot Dodë Gjergji, nëpërmjet një letre dërguar meshtarëve, ka vendosur që meshët do të kremtohen pa pjesëmarrje të besitmarëve.

Në Famullinë e Prishtinës do të ketë vetëm një meshë, që do të kremtohet në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë, në orën 11:00, në të cilën ju ftoj të na bashkoheni në LIVE- Streaming në FB të Katedrales
https://www.facebook.com/katedralja.org dhe drejpërdrejt në Radio Maria Kosovë, https://www.facebook.com/radiomariakosove; FM 105.2 MHz – për Rafshin e Dikagjinit, FM 107.4 për rajonin e Prishtinës dhe në web: www.radiomariakosove.org

Shën Nënë Tereza, lutu për ne!/gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë