Loading…

Për shkak të raportimit të Metros, Komuna e Preshevës e mbyll faqen zyrtare

  • 16/09/2019 | 23:10

Për shkak të raportimit të Metros, Komuna e Preshevës e mbyll faqen zyrtare

Komuna e Preshevës ka mbyllur faqen zyrtare me të dhëna rreth shefit të kabinetit, për të cilin Metro sot raportoi se ka përgaditur dosje për ‘krimet e luftes që i kanë bërë kosovarët’, transmeton Gazeta Metro.


Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi në kabinetin e tij po mban edhe persona që janë bashkëpunëtor të Prokurorisë serbe për Krime Lufte e udhëhequr nga juristë të regjimit të Millosevicit.

Arifi si shef të Kabintetit e pati emëruar Visar Mehmetin në vitin 2018, personin i cili në vitin 2008 kishte filluar të punonte në Organizatën Joqeveritare Nisma e të rinjve për të drejtat e njeriut, me seli në Beograd, ku ka punuar si koordinator për Jug të Serbisë.

Metro ka mësuar se Mehmeti gjatë kësaj periudhe është marrë me prodhimin e dosjeve për krimet e luftës në Kosovë për Prokurorinë e Krimeve të Luftës në Beograd.

Emri i Mehmetit figuronte edhe në faqen zyrtare të kësaj Komune, ku ndër të tjera flitej edhe për ‘sukseset’ e tij. Sidoqoftë, kjo faqe është bllokuar gjatë pasdites së sotme.

Nuk dihet se cila qëndron prapavija pas emërimit të Visar Mehmetit si shef i Kabinetit nga Shqiprim Arifit.

Kujtojmë se edhe Shqiprim Arifi është akuzuar disa herë si bashkëpunëtorë i afërt i grupeve të interesit të presidentit serb, Aleksandar Vucic.

Gazeta Metro në vijim do të sjell edhe dosjet e përgatitura për gjëja se ‘krimet e luftës që i kanë bërë kosovarët’./gazetametro.net

 

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë