Ministrja maqedonase e mbrojtjes Petrovska i ka thënë mediave se kanë dhuruar armatim Ukrainës por këto të dhëna janë të klasifikuara sekrete për shkaqe sigurie.
Ministrja e Mbrojtjes e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Sllavjanka Petrovska e pyetur për ndihmën ushtarake që vendi jonë i donoi Ukrainës, tha se bëhet fjalë për informata të klasifikuara për shkaqe të sigurisë dhe njëherit premtoi se në momentin që Qeveria do të vendos për de-klasifikimin e të njëjtave, atëherë opinioni do të njoftohet se për çfarë donacioni bëhet fjalë dhe në çfarë sasie.
“Bëhet fjalë për 3 vendime për donacion, që janë të klasifikuara për shkaqe të sigurisë, ato vendime përmbajnë në vete detaje se për çfarë lloji të pajisjes bëhet fjalë dhe në çfarë sasie. Miratuam vendim për donacion dhe pajisje ushtarake për nevojat e trupave të armatës ukrainase. Detaje nuk janë publikuar për shkaqe sigurie, kjo nuk do të thotë se në momentin që do të vlerësojmë se nuk ekziston kurrfarë rreziku në aspektin e sigurisë, ato 3 vendime do të de-klasifikohen dhe opinioni absolutisht do të mësoj se për çfarë pajisje bëhet fjalë dhe në çfarë sasie kemi donuar”, tha për Alsat Sllavjanka Petrovska, ministre e mbrojtjes.
Ministrja Petrovska derisa shpalosi aktivitetet e dikasterit të saj me rastin e 30 vjetorit të ARM-së, u shpreh se qëllimi i mbrojtjes është “të sigurt brenda , të përgjegjshëm në NATO”.
Rusia kishte reaguar ashpër ndaj Maqedonisë së Veriut në disa raste pas njoftimit se ishte dhuruar armatim shtetit ukrainas nga shteti ballkanik. Mediat ukrainase kishin njoftuar se 30 tanke nga Maqedonia Veriore janë dhuruar Ukrainës, 8 prej të cilave kishin arritur dhe janë në front.
North Macedonia will give us about 30 T-72A tanks, 8 of them are already in Ukraine. pic.twitter.com/rmXu6vMZ7A
— ТРУХАEnglish (@TpyxaNews) July 29, 2022
Maqedonia e Veriut i dhuroi 30 tanke Ukrainës, 8 tashmë janë në front
Rusia ‘qorton’ Maqedoninë e Veriut: Dhurimi i tankeve nga Shkupi për Kievin është një gabim i madh