Loading…

Për Shqipërinë e Malin e Zi, në plan rritja e bashkëpunimit

  • 03/04/2017 | 18:21

Për Shqipërinë e Malin e Zi, në plan rritja e bashkëpunimit

Shqipëria dhe Mali i Zi do të rrisin bashkëpunimin mes tyre për të zgjidhur sfidat e përbashkëta që kanë përpara.


Ka qenë ky mesazhi që kryeministrat e dy vendeve kanë dhënë në konferencën e përbashkët për shtyp në Podgoricë.

Në fjalën e tij, kreu i qeverisë malazeze Dusko Markoviç ka deklaruar se, me homologun Rama ka biseduar për rritjen e bashkëpunimit për një sërë çështjesh, që nga proceset e integrimit e deri tek ato dypalëshe si lufta kundër krimit ndërkufitar, raporton Tch.

Ndër të tjera, Markoviç ka vlerësuar kontributin e komunitetit shqiptar të Malit të Zi në zhvillimin ekonomik të vendit dhe anëtarësimin e tij në NATO.

Ai ka shtuar më tej se, mbledhja e përbashkët mes dy qeverive do të mbahet në tetor, në Shkodër.

Nga ana e tij, kryeministri Rama ka deklaruar se mirëpret anëtarësimin e shpejtë të Malit të Zi në NATO, duke nënvizuar se Shqipëria ka dhënë kontributin e saj për këtë projekt.

“Kjo është një arritje historike për rajonin, pasi faktikisht e gjithë vija bregdetare e këtij krahu, Jonit dhe Adriatikut, është zonë e NATO-s”, ka thënë Rama.

Ai ka vlerësuar qeverinë malazeze për përfshirjen e komunitetit shqiptar në aktivitetet politike, ekonomike, si dhe duke mbështetur pushtetin vendor në komunat me shumicë shqiptare.

“Të intensifikojmë marrëdhëniet në funksion të përmirësimit të jetës social-ekonomike të qytetarëve tanë”, ka shtuar Rama.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë