Loading…

‘Për të ardhur keq që nuk fituam’, Edon Zhegrova reagon pas dygolëshit

  • 14/09/2026 | 09:39

‘Për të ardhur keq që nuk fituam’, Edon Zhegrova reagon pas dygolëshit

Sulmuesi Edon Zhegrova thotë se është për të ardhur keq që golat e tij nuk ishin të mjaftueshëm për Juventusin që t’i arkëtojë pikët e plota ndaj Sassuolos.


Ylli i Kosovës ishte i shkëlqyer në humbjen 3-2, ku i realizoi të dy golat megjithatë Sassuolo regjistroi triumf në minutën e fundit.

Zhegrova ka reaguar për herë të parë në rrjetin social “Instagram”, duke thënë se që një kohë të gjatë po e priste golin.

“Për të ardhur keq që golat e mi nuk arritën fitore, por ne vazhdojmë edhe më tutje”.

“Kam qenë duke e pritur këtë moment për të shënuar për këtë klub”, shkroi ai.

Përndryshe, Zhegrova thuhet se nuk do të jetë pjesë e Ligës së Kombeve për arsye disiplinore nga përzgjedhësi Franco Foda mirëpo ende është e paqartë.

Ndërkohë, lojtari do të mungojë në mesjavë kur Juventusi të përballet me Nejmigen shkaku që s’është përfshirë në listën për Ligën e Evropës, por do të jetë i gatshëm për vikend në Serie A.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë