Loading…

Për terrorizëm, Fatos Rizvanolli dënohet me 7 vite burg

  • 30/12/2016 | 15:01

Për terrorizëm, Fatos Rizvanolli dënohet me 7 vite burg

Gjykata Themelore në Ferizaj, e ka shpallur fajtor biznesmenin Fatos Rizvanolli,  për veprën penale rekrutimi për terrorizëm, duke e dënuar me 7 vite burg.


Sipas aktakuzës i pandehuri Rizvanolli me dashje me të pandehurit Z.Q, I.B etj, kanë marrë pjesë në kryerjen e veprave penale terroriste dhe në aktivitetet e grupit terrorist që të sigurojnë fonde dhe burime materiale, transmeton gazetametro.net.

“Në atë mënyrë që gjatë muajit korrik 2012 në veturën e tij ka transportuar një person deri në Aeroportin Ndërkombëtarë të Prishtinës, i cili pastaj ka udhëtuar përmes Turqisë për në Siri për të luftuar. Në nëntor të po të njëjtit vit, përmes një agjencion turistik, ka paguar tre (3) bileta udhëtimi Prishtinë – Stamboll dhe Stamboll – Hatay. Në shtator të vitit 2013 sipas kërkesës së të pandehurit I.B, ka mundësuar dërgimin e P.B – i vrarë në Siri dhe Sh.K, për të udhëtuar për në Siri në tetor 2013 bashkë me I.B, H.D dhe K.M të gjithë për të luftuar në anën e organizatës terroriste të ISIS-it dhe Al-Nustra”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Sipas këtij njoftimi Rizvanolli është liruar nga akuza për veprën penale të kryer në vazhdim dhe në bashkëkryerje organizimi, përkrahja dhe pjesëmarrja në grupet terroriste.

Rizvanollit i vazhdohet paraburgim deri sa aktgjykimi të marr formën e prerë.

Gjykata në Ferizaj për rekrutim në terrorizëm dënoi me dhjetë vjet burg Zeqirja Qazimin, ish-imamin e xhamisë “El-Kudus” në Gjilan./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë