Loading…

‘Për Turqinë hyxhym në aeroport, po jo për BE’në e Gjermaninë’: Nxehet  Xharra për ndihmën në pandemi

  • 09/04/2020 | 12:21

‘Për Turqinë hyxhym në aeroport, po jo për BE’në e Gjermaninë’: Nxehet  Xharra për ndihmën në pandemi

Ish-gazetarja dhe analistja Arbana Xharra ka reaguar ndaj pritjes që i është bërë nga Qeveria e Kosovës, ndihmave me materiale shëndetësore nga Turqia, shkruan Gazeta Metro.


Xharra si çdo herë e revoltuar ndaj Presidentit turk Erdogan, ka veçuar se këso pritje nuk i janë bërë edhe të ardhurave në Kosovë nga Be’ja dhe Gjermania.

“Si në krizë ashtu në syneti pa sadakanë e sulltan Erdoganit, Kosova si duket nuk ia del dot. Sa miliona i ndau para disa dite BE edhe Gjermania? Hatanë nuk e boni kush. S’dolën ministra me qëndrime për tu falenderu. E për maskat e dovletit hyxhym në aeroport, ishin ba rend me ia prek maskat e babës”, ka shkruar Xharra në Facebook.

Kujtojmë, që gjatë ditës së djeshme një kontigjent me ndihma nga Turqia arriti në Kosovë, teksa vendi po përballet me koronavirusin, shkruan Gazeta Metro.

Ndihmat të cilat përbëjnë pajisje mjekësore dhe mbrojtje, i ka publikuar në Twitter zëvendësministri i Jashtëm i Turqisë, Yavuz Selim Kiran.

“Bashkëpunimi jonë historik me Ballkanin vazhdon në luftën kundër koronavirusit”, ka shkruajtur ai./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë