Loading…

Për ty Gjyshi im!

  • Nga

  • HAMEZ JASHARI

  • 19/02/2021 | 16:12

Për ty Gjyshi im!

Gjysh, sot unë dhe fëmijet tjerë të familjes po rritemi me tregimet për ju dhe veprat tuaja madhështore, me dashurinë që keni kultivuar me vite në shtëpinë tonë, me përgjegjesinë që mbajmë si pasardhës tuaj dhe me frymen patrotike e vullnetin e madh që kemi për t’i shërbyer shtetit tonë të ri në çfarëdo mënyre.


Shkruan: Hamëz Jashari 

U bënë 22 vite që nga lufta përkatësisht 23 vite nga rënia jote heroike, ku bashkë me balin Adem dhe anëtarët tjerë të familjes ratë heroikisht për të mos vdekur kurrë.

Ëndrra dhe vizioni që kishit për ta parë Kosovën të lirë e të pavarur u realizua, e tani sot unë bashkë me motren Feriden, me vëllezërit Besimin e Blerimin, bashkë me Ademin e Lulit e Shabanin e Muratit, Igballin e Bashkimit e të gjithë nipat e mbesat tuaja çdo ditë e më shumë po rritemi e po shkollohemi të lirë e gjithëherë krenar duke mos harruar kurrë të kaluarën tonë të lavdishme.

Gjysh, sot unë dhe fëmijet tjerë të familjes po rritemi me tregimet për ju dhe veprat tuaja madhështore, me dashurinë që keni kultivuar me vite në shtëpinë tonë, me përgjegjesinë që mbajmë si pasardhës tuaj dhe me frymen patrotike e vullnetin e madh që kemi për t’i shërbyer shtetit tonë të ri në çfarëdo mënyre.

Sot është ditelindja jote!

Është ditëlindja jote e 71-të, ndërsa une jam 18 vjeç dhe po e mbajë emrin tend që babushi im e djali yt Bekimi ma ka vënë me shumë dashuri e krenari!

Nuk pata fatin të jem fizikisht afër teje dhe të rritëm me dashurinë e gjyshit, dashurinë e madhe që ti kishe për fëmijët, por asnjëherë nuk i harroj fjalët dhe bisedat që bëjmë shpesh me babushin për ty dhe madhështinë tuaj, biseda këto që nganjëherë nuk përfundojnë deri në mëngjes dhe më ngjallin plot emocion e krenari.

E di se është e pamundur, por do doja shumë të të takoja vetëm njëherë, të kisha vetëm një bisedë me ty edhe pse nuk do të mjaftonte, ta dëgjoja vetëm njëherë zërin tënd duke më këshilluar e treguar se sa e vlefshme është Liria, për atë që ti bashkë me tërë familjen ratë heroikisht për të mos vdekur kurrë.

Urime ditëlindja e 71-të gjyshi im, heroi im!

(Autori është nipi i heroit Hamëz Jashari)

Më të fundit
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë