Presidenti Hashim Thaçi është konsultuar me Aleksandër Vuçiqin, e jo me kryeministrin Mustafa, rreth transformimit të FSK-së në ushtri, dhe ky fakt është brengosës. Kështu ka thënë zëvendëskryeministri i Kosovës, Ramiz Kelmendi.
Madje, zëvendëskryeministri Kelmendi ka thënë se iniciativa e presidentit Thaçi në këto momente është edhe një tentim i tij që ta mbajë nivelin e PDK-së në nivelin e duhur politik. Megjithëkëtë, sipas tij, edhe pse ky hap është i shpejtë, ai është i domosdoshëm dhe që duhet të votohet nga të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës.
Ndërkohë, duke folur për ‘Zërin’, Kelmendi ka thënë se për procesin e ratifikimit të Demarkacionit, po bëhet një zvarritje e panevojshme.
Ai e ka vlerësuar koalicionin LDK-PDK si të qëndrueshëm dhe më të mirin e mundshëm për t’iu dhënë zgjidhje çështjeve të mëdha për vendin. Në fund ai ka deklaruar se në katër vjetët e ardhshme në Kosovë nuk do të ketë të papunë.