Loading…

Për vetëm 5 minuta: Studiuesit japonezë zhvillojnë një metodë për zbulimin e COVID-19

  • 20/04/2021 | 16:41

Për vetëm 5 minuta: Studiuesit japonezë zhvillojnë një metodë për zbulimin e COVID-19

Studiuesit japonezë kanë zhvilluar një metodë prove që mund të zbulojë koronavirusin e ri (COVID-19) në 5 minuta me një pllakë xhami me një milion dhëmbëzime për centimetër katror.


Sipas transmetuesit publik NHK, studiuesit nga Instituti kërkimor RIKEN i Japonisë dhe Universiteti i Tokios kanë zbuluar një metodë të re për të zbuluar COVID-19.

Sipas kësaj mostrat e marra si pjesë e provës vendosen në një pllakë xhami me një milion dhëmbëzime për centimetër katror. Dhëmbëzimet e pllakës së qelqit të krijuara me teknologji formimi mikroskopik shërbejnë si dhoma mikro prove me ndarës në secilën.

Nëse një mostër e vendosur mbi të zbulohet se mbart acid ribonukleik (ARN) që i përket COVID-19, drita lëshohet nga ajo dhomë prove.

Ndryshe nga metodat tradicionale, në të cilat COVID-19 ARN replikohet dhe merr të paktën një, në metodën e re brenda 5 minutave mund të zbulohen sasi të vogla të viruseve përmes mikro-dhomave.

Rikiya Watanabe, një studiues në RIKEN tha se metoda e cila përfshin testime të thjeshta dhe të shpejta, nuk përfshin procese komplekse dhe mund të përdoret nga institucionet e kujdesit shëndetësor nëse komercializohen.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë