Loading…

Për vite tëra e paskemi shqiptuar gabim emrin e Keshas

  • 29/04/2021 | 23:25

Për vite tëra e paskemi shqiptuar gabim emrin e Keshas

Kesha ka qenë një nga këngëtaret tonë të preferuara të adoleshencës dhe për shumë persona mund të jetë ende sot e kësaj dite. Me siguri të gjithë i mbani mend hitet e saj të një dekade më parë si “Tik Tok”, “Take it off”, “Timber” në bashkëpunim me Pitbull e shumë të tjera.


Por a e dini se gjithë jetën e kemi ditur gabim emrin e këngëtares, ose më saktë nuk e kemi shqiptauar saktë? Së fundmi Kesha ka treguar se si duhet shqiptuar emri i saj dhe të gjithë janë surprizuar.

Këngëtarja ka marrë pjesë në një trend në TikTok dhe menjëherë ka shënuar rekord me një video të saj. Në një video të përbashkët me Mahgany LOX, Kesha prezantoi veten dhe shpjegoi se në shumicën e rasteve njerëzit ja thonë emrin gabim. Videoja, që është klikuar më shumë se 1.7 milionë herë, fillon me një vajzë që thotë: “Më thuaj çfarë emri ke dhe më pas më thuaj si e shqiptojnë njerëzit gabim”.

“Emri im është Kesha. Keh-shuh. Jo Keisha. Jo Ketchup. Kesha”, thotë këngëtarja më pas në video.

Që nga momenti që është postuar, videoja është pëlqyer nga 2 milionë njerëz dhe ka marrë mijëra komente nga fansa të këngëtares, që thonë se nuk mund ta besojnë që e kanë shqiptuar keq emrin gjithë këto vite.

Ndërsa nëna e këngëtares, Pebe Sebert, ka treguar se nga rrjedh emri Kesha dhe pse zgjodhi pikërisht atë për vajzën e saj.

“Emri Kesha është me origjinë hungareze, emër që Lagan (vëllai i Keshas) do të kishte marrë nëse do të kishte qenë vajzë. Në fakt emri shqiptohet Ke-tu-cha në hungarisht dhe unë vendosa që ta bëj më të lehtë dhe ta bëja Kesha. Dhe kështu lindi emri Kesha”, ka shpjeguar nëna e këngëtares në një video.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë