Loading…

Për vrasjet politike nuk flitet para zgjedhjeve

  • 18/03/2017 | 18:32

Për vrasjet politike nuk flitet para zgjedhjeve

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nisma për Kosovën, Zafir Berisha i ka drejtuar një pyetje nënkryetarit të LDK’së Agim Veliut, i cili gjatë një ceremonie për 27 vjetorin e kësaj partie kishte kërkuar zbardhjen e vrasjeve politike.


Për Berishën, ka ende persona që dëshirojnë të përfitojnë politikisht me fatkeqësitë e njerëzve.

Këto reagime deputeti Berisha i ka bërë përmes një publikimi në rrjetin social Facebook, duke mos nguruar që Veliut t’i jap edhe epitetin e një legeni.

“Sa të pafytyrë! Gati 3 vite ka që e kanë pushtetin, tash kur po afrohen zgjedhjet kërkojnë që të zbardhen “vrasjet politike” !? Çfarë legena, ende dëshirojnë të përfitojnë politikisht me fatkeqësitë e njerëzve!”, ka shkruar Berisha.

Për Berishën është e pakuptimtë se si kërkojnë zbardhjen e vrasjeve njerëzit që kanë pushtetin tash e tri vite.

“Shtrohet pyetja, kush është duke i ndalë me i zbulu vrasësit dhe me i nxjerrë para drejtësisë. Këto poshtërsira politike nuk besojë se mund të shiten më, tek qytetarët e stërlodhur që nga paslufta me k,si mualife”, ka vazhduar tutje Berisha.

Gjatë ceremonisë së sotme për 27 vjetorin e themelimit të LDK’së, kryetari i Podujevës dhe njëherit nënkryetar i LDK’së, Agim Veliu, në fjalimin e tij kërkoi drejtësi për vrasjet e pasluftës. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë