Lojë për fëmijë të vegjël dhe përrallë joserioze e ka quajtur kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Bashkimin (mediat e Beogradit e fusin këtë në thonjëza – sqarim i redaksisë) e Komunave Shqiptare, që u formua të hënën, në Ditën e Flamurit Shqiptar, midis Tiranës, Prishtinës, Tetovës, Ulqinit e Preshevës, e citon agjencia serbe e lajmeve Mondo, transmeton Koha.net.
“Çfarë komunash shqiptare, këto janë lojëra për fëmijë të vegjël, u shkon mendja se janë shumë të rrezikshëm… Kjo është përrallë për votuesit e tyre. Dhe çfarë bën kjo farë Omnia? Stampon flamuj dhe lapsa kimikë” shprehet kryeministri serb Vuçiq, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në konferencën e përbashkët me liderin e Demokratisë së Re greke, Kiriakos Micotakis./gazetametro.net