Loading…

Për zbutjen e papunësisë Kosovës i duhet rritje ekonomike prej 6 %

  • 13/12/2016 | 12:27

Për zbutjen e papunësisë Kosovës i duhet rritje ekonomike prej 6 %

Zhvillimi ekonomik dhe rritja e punësimit janë dy prioritetet e Qeverisë që kryeministri i Kosovës Isa Mustafa i përmendi edhe sot gjatë një vizite në Universitetin “Kadri Zeka”, në Gjilan.

Po për të zbutur papunësisë i pari i Qeverisë tha sot se Kosovës i duhet një rritje ekonomike prej 6 përqind.

“Ne jemi përcaktuar tek privatizimi, dhe njerëzit kanë mbetur pa punë. Gjatë vitit të kaluar kemi rritje 4.1 % që në matje me regjionin është më e larta. Mirëpo, kjo nuk është tregues cilësor sepse kemi një bazë të ulët të zhvillimit ekonomik. Megjithatë ne kemi trend në rritje”, citohet të ketë thënë Mustafa në Gjilan./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë