Loading…

Perandoria Osmane pushtuese, president e goditët keq Turqinë

  • 17/01/2017 | 23:16

Perandoria Osmane pushtuese, president e goditët keq Turqinë

Kryetari i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, ka kritikuar ashpër presidentin Thaçi, pasi ky i fundit në kujtimin për përvjetorin e vdekjes së Skënderbeut, e quajti Perandorinë Osmane si pushtuese.


Ky term, sipas Kelmendit, godet rëndë Turqinë e Erdoganin, duke e ditur se presidenti turk e kishte pritur me nderime të larta shtetërore presidentin Thaçi.

Madje, Kelmendi flet në superlativë për shtetin turk, duke thënë se Turqia ka qenë prej të parëve që ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Por, duket se Kelmendit i janë përzier përvjetorët e heroit të shqiptarëve, pasi ndonëse Thaçi e ka përkujtuar Skënderbeun në ditën e vdekjes, Kelmendi ka thënë se Thaçi ia ka uruar ditëlindjen./gazetametro.net

Lexoni të plotë reagimin e Kelmendit:

I nderuar President Thaçi,

Sot paskeni uruar ditëlindjen e Skënderbeut.
Ajo çka më bëri përshtypje në urimin e juaj është fakti se perandorinë osmane e cilësoni pushtuese.
Është e drejtë edhe e juaja edhe e imja të kemi mendime të ndryshme për perandorinë osmane.
Ju, para disa ditëve ishit në vizitë zyrtare te Presidenti i Republikës së Turqisë Erdogan, ku u pritet me nderimet më të larta shtetërore.
Presidenti Erdogan ka bërë dhe vazhdon të bëj shumë për Kosovën, dhe ky epitet që sot ja dhatë perandorisë osmane, duke e quajtur pushtuese, ju e goditët keq Erdoganin, e goditët keq Turqinë dhe gjithë ata shqiptarë që perandorinë osmane nuk e cilësojnë pushtuese.
Mos harroni se ju jeni President i Kosovës, dhe deklarat e tilla nuk i bëjnë mirë raporteve Kosovë -Turqi.
Ditë më parë ju ishit ndër ata që urdhëruat kthimin e trenit rus mbrapa në serbi ( për hirë të korrektësisë, ju kam cituar si një ndër meritorët).
Por, çka nëse serbia nuk ndalet me kaq?
A do të mundesh të kërkosh ndihmë nga Turqia nëse Serbia kërcënon ushtarakisht Kosovën?
Deri me tani përveç investimit turk në Kosovë mbi 350 milion dollarë, Turqia ka dhuruar autoblinda policore-ushtarake, është duke investuar në shkollimin e pilotëve, policëve dhe oficerëve tanë në vendin e saj.
Është ndër vendet e para që ka njohur pavarësinë e Kosovës, dhe vazhdon të loboj për pavarësinë e Kosovës.
Nëse i referohemi termit të juaj ” pushtues” për perandorinë osmane, mos harro se pjesë përbërëse e kësaj perandorie osmane kanë qenë shumë shqiptarë, dhe sipas jush ne i kemi vetpushtuar trevat tona.
Unë dhe shumë qytetarë të Kosovës e dijmë mirë pse e ke uruar ditëlindjen e Skënderbeut, pse po përkulesh para varrezave serbe ku shkruan se janë të vrarë nga “terroristët shqiptarë”.
Por nuk të ka hije, je President i një vendi për të cilin është derdh shumë gjak, dhe mos e shkatërro këtë vend për interesa përsonale.

Gëzim Kelmendi

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë