Loading…
‘Përbindëshi’ i marinës amerikane: Kjo është luftanija më moderne me raketa të përparuara
  • 12/09/2019 | 16:00

‘Përbindëshi’ i marinës amerikane: Kjo është luftanija më moderne me raketa të përparuara

Luftanija moderne e marinës amerikane që lundron në ujërat e Oqeanit Paqësor është pajisur me armë të reja dhe shumë të avansuara, transmeton Gazeta Metro.


‘USS Gabrielle Giffords’ është një luftanije e shpejtë e pajisur me raketa të tipit të ndryshëm, që fluturojnë nën sipërfaqen e ujit dhe vështirë se detektohen nga radarët.
Këto raketa janë dizajnuara në atë mënyrë që të manovrojnë dhe të shmangin sistemin mbrojtës së armikut. E zëdhënësi i Flotës së Tretë amerikane ka konfirmuar këto informacione për CNN, duke shtuar se këto armë do të rrisin fuqinë luftarake të marinës amerikane.

SHBA-të dhe Kina vazhdimisht akuzojnë njëra-tjetrën për militarizimin e Detit të Kinës së Jugut, rajon ky në të cilin shumë vende pretendojnë të mbrojnë interesat e tyre, por Kina kategorikisht i refuzon ato.

‘USS Gabrielle Giffords’ është luftanija e parë e pajisur me raketa për luftë të hapur në det, kurse në planifikohet që më shumë se 30 anije të pajisen me raketa të tilla. Bëhet fjalë për anijet që mund të manovrojnë në ujërat e cekëta dhe rreth ishujve.

Naval Strike Missile janë raketat që fillimisht ishin prodhuar për ushtrinë norvegjeze dhe me sukses janë testuar nga luftanija amerikane Coronado gjatë vitit 2014.

Këto raketa kanë rreze veprimi prej 160 kilometra, që i bie rreth 30 për qind më shumë në raport me rrezen e veprimit të raketave ‘Harpoon’ që marina amerikane i ka përdorur deri më tani.

Më të fundit
...
  • 15/09/2019 | 13:56
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë