Loading…

Përçarja e binomit Osmani-Kurti? ‘Ajo ia ka bërë të qartë edhe SHBA-ve, se nuk është dakord me Kurtin’

  • 15/11/2021 | 15:33

Përçarja e binomit Osmani-Kurti? ‘Ajo ia ka bërë të qartë edhe SHBA-ve, se nuk është dakord me Kurtin’

Ish emisari i SHBA’ve për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka thënë se presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka shprehur mospajtim me raportet e Kurtit me SHBA’të, shkruan Gazeta Metro.


Grenell, përmes një postimi në Twitter shkroi se Osmani ua kishte thënë SHBA’ve këtë, derisa komentoi edhe rezultatin e zgjedhjeve lokale ku VV doli humbëse edhe në raundin e dytë.

‘’ Vjosa Osmani ia ka bërë të qartë edhe SHBA-ve, se ajo nuk është dakord me Kurtin.’’

Grenell, ka goditur kryeministrin e vendit Albin Kurti, pas debaklit që pësoi mbrëmë në zgjedhjet lokale, duke thënë se kjo është si pasojë e refuzimit të SHBA’ve nga ai.

Grenell përmes një postimi në Twitter, tha se Kurtit nga ky rezultat i është dhënë një leksion.

Derisa përmendi refuzimin e projekteve amerikane si shkak kyç i humbjes të LVV’së.

“Populli i Kosovës i ka dërguar një mesazh të fortë Albin Kurtit, pasi është e papranueshme të refuzosh SHBA-në, energjinë e rinovueshme të pastër (projektin e gazit) dhe Marrëveshjet e Uashingtonit të nënshkruara në Zyrën Ovale’’, shkroi Grenell ndër të tjera./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë