Loading…

Përendimi ende llogarit në kooperativitetin e Vucicit, pret ta njohë Kosovën

  • 13/06/2019 | 08:45

Përendimi ende llogarit në kooperativitetin e Vucicit, pret ta njohë Kosovën

Pritja kryesore e Washingtonit nga Serbia është që ta njohë pavarësinë e Kosovës, transmeton Gazeta Metro.


ShBA-të do të ndihmojnë integrimet evropiane të Beogradit, dhe ato euroatlantike, nëse Serbia e dëshiron këtë, por vetëm me kushtë që pushteti serb të ndjek vendimin e Amerikës të vitit 2008 për njohjen e Kosovës si shtet të pavarur.

Të gjitha të tjerat – taksat, asociacioni i komunave serbe, veriu i Kosovës, për administratën amerikanë janë më pak të rëndësishme, i kanë thënë gazetës beogradase “Danas” përfaqësues nga qarqet diplomatike nga Perëndimi, duke komentuar deklaratën e pardjeshme të Shtëpisë së bardhë, me të cilën ftohen Beogradi e Prishtinë që “të lënë mënjanjë retorikën ekstremiste dhe të punojnë në marrëveshjen, e cila fokusohet në njohje reciproke”.

Diplomatët i kanë thënë gazetës se “Përendimi edhe më tej llogarit në kooperativitetin” e kryetarit të Serbisë. Ata shpjegojnë se “ekziston një pikëpamje në shtetet perëndimore, duke përfshirë Amerikën, se Vucici po e përgatit terrenin për marrëveshje me Prishtinën, po e zgjeron bllokun për mbështetjen për marrëveshjen e ardhshme dhe po e përgatit publikun për pashmangshmërinë e zgjidhjes së çështjes së Kosovës, ndërsa për këtë i duhet ende kohë”. Në këtë kontekst, precizohet se kryetari i Serbisë “do t’i presë zgjedhjet në pranverë të vitit 2020, sepse vendimet e vështira e jo popullore, sipas rregullit, merren në vitin e parë të madnatit”, citon gazeta dipolomatët./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë