Loading…

Përfaqësuesin ushtarak serb në NATO e pengon paraqitja e Kosovës, braktis takimin

  • 12/07/2019 | 21:28

Përfaqësuesin ushtarak serb në NATO e pengon paraqitja e Kosovës, braktis takimin

Shefi i Përfaqësisë Ushtarake në Misionin e Serbisë pranë NATO-s, gjeneral brigade Predrag Bandiq ka protestuar ashpër dhe pastaj e ka lëshuar takimin në Bruksel në lidhje me Iniciativën për normalizimin e komunikacionit ajror mbi Ballkan, meqë përfaqësuesi i Kosovës “ka keqpërdorur pjesëmarrjen në këtë takim duke promovuar pavarësinë e Kosovës”, shkruan “Danas” i Beogradit.


ka qenë që anëtarët e, siç i prezanton Beogradi zyrtar, të institucioneve të përkohshme të Prishtinës të prezantohen vetëm me emër e mbiemër, meqë “takimi ishte i organizuar nga NATO, e cila si organizatë nuk e njeh të ashtuquajturën Kosovo” , citon “Danas” njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, duke shtuar se Bandiq ishte shef i delegacionit të Serbisë në këtë takim.

Mirëpo, “shefi i delegacionit të institucioneve të përkohshme të Prishtinës, për të cilin nuk ishte planifikuar që t’i drejtohej tubimit, kur megjithatë iu lejua të paraqitej, në vend se të fliste në lidhje me temën e takimit, këtë kohë u përpoq ta shfrytëzojë për promovimin e pavarësisë së të ashtuquajturës “Kosovo”, për pasojë udhëheqësi i delegacionit serb protestoi ashpër dhe braktisi takimin”, transmeton Koha.net raportimin e mediave serbe, transmeton Koha.net.

Sipas raportimit të mediave të Beogradit, takimi “pas braktisjes nga ana e delegacionit të Serbisë shumë shpejt ka përfunduar”.

Ministria e Mbrojtjes e Serbisë ka njoftuar se ky “ishte një skandal i paparë, përmes të cilit Prishtina u përpoq të provokojë konflikt, si dhe të legalizojë krijimin e Shqipërisë së Madhe”, shkruan “Danas”.

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë