Tre përfaqësuesit e opozitës kanë ardhur në tryezën që komisioneri Johannes Hahn dhe nënkryetarja e Parlamentit Evropian, Ulurike Lunaçek, do të mbajnë me liderët e pesë partive politike në Kosovë (PDK, LDK, VV, AAK dhe NISMA).
Tema të diskutimit janë zhvillimet politike, reforma evropiane e Kosovës, procesi i liberalizimit të vizave, demarkacioni.
I pari që ka arritur në takim ishte lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj. Pas tij ka ardhur kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, dhe i fundit përfaqësuesi i Nismës, Jakup Krasniqi.