Loading…

Përfaqësuesit e shkollave të futbollit paralajmërojnë protestë para Qeverisë së Kosovës

  • 08/08/2020 | 18:44

Përfaqësuesit e shkollave të futbollit paralajmërojnë protestë para Qeverisë së Kosovës

Përfaqësuesit e shkollave të futbollit në Kosovë kanë paralajmëruar protestë para Qeverisë së Kosovës, më 11 gusht, transmeton Gazeta Metro.


Përfaqësuesit e shkollave të futbollit tashë e disa ditë janë duke kërkuar që Qeveria e Kosovës të tërheq vendimin për mos lejimin e stërvitjeve.

Në njoftimin e tyre, grupi i përfaqësueve të shkollave të futbollit thonë se deri më tani nuk kanë pranuar asnjë përgjigjje nga organet kompetente.

Kësisoj, ata kanë paralajmëruar protestë më 11 gusht para objektit të Qeverisë së Kosovës, nëse vendimi nuk ndryshon deri më 10 gusht.

Njoftimi i plotë (pa ndërhyrje):

“Pas perpjekjeve te vazhdueshme me institucionet perkatese per rishikim te masave per ndalimin e veprimtarise e aktiviteteve te shkollave te futbollit, nuk hasem ne mirekuptim dhe nuk pranuam asnje pergjigje, andaj jemi te detyruar ashtu si kemi paralajmeruar dite me pare, te:

PROTESTOJME, dhe kerkojme perseri qe masat ndaluese per zhvillimin e aktiviteteve te shkollave te futbollit te terhiqen, pasi qe keto masa nuk jane aspak te arsyeshme, tregojne hapur per standard te dyfishte ne raport me masat e tjera ne nivel te vendit, jane marre pa keshillim paraprak me LRFP e FFK.

Shkollat e futbollit te Prishtines dhe te lidhjeve rajonale te tjera e kane te veshtire t’a kuptojne logjiken, arsyen shkencore mbi te cilen baze eshte ndaluar aktiviteti i shkollave te futbollit, sidomos kur analizojme e krahasojme masat e tjera te marra ne te njejten kohe dhe per aktivitete te ngjashme ne sport e kulture.

Se kendejmi, u vendos qe organizimi i protestes te mbahet diten e marte, me 11 gusht 2020 duke filluar nga ora 12:00 perballe nderteses se qeverise.

Urojme qe, institucionet relevante te marrin vendim dhe te lejojne aktivitetin e futbollit me se largu deri te henen me 10 gusht 2020 ne menyre qe protesta te mos jete e nevojshme.

Kujtojme qe veprimtaria dhe aktiviteti i futbollit eshte kontributi qe ne japim per te pasur nje shoqeri te shendetshme per te rinjte dhe femijet.

Te gjithe, per shendet me te mire!”. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë