Loading…

Përfaqësuesja e Lartë e BE’së sot në Kosovë

  • 04/03/2017 | 08:21

Përfaqësuesja e Lartë e BE’së sot në Kosovë

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini sot qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.


Gjatë vizitës në Prishtinë, Mogherini do të takojë përfaqësuesit më të lartë shtetëror dhe politik të Kosovës.

Takimet ajo i fillon me Presidentin Thaçi, për të vazhduar me kryeparlamentarin Veseli e kryeministrin Mustafa.

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së do të takohet edhe me udhëheqësit e partive politike, ku do t’i bëjë bashkë në një takim liderët e pozitës dhe opozitës.

Ndërsa pas takimeve, ajo do ta vizitojë edhe qytetin e Mitrovicës, për të parë punimet që po zhvillohen atje për rivitalizimin e urës së Ibrit.

Vizita e  Mogherinit në Kosovë, realizohet në kudër të turneut të saj në Ballkan, e cila më parë ka Vizituar Shkupin, Beogradin dhe Tiranën. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë