Loading…

Performoi në mes të shiut, Adisi ka disa fjalë për Fifin

  • 15/08/2022 | 21:33

Performoi në mes të shiut, Adisi ka disa fjalë për Fifin

Fifi është një artiste shumë e pëlqyer dhe e klikuar nga audienca që shpesh merr vëmendje me muzikën e saj, por gjithashtu dhe për jetën personale. Së fundmi, Fifi ka qenë shumë e përfolur edhe për lidhjen e saj me Adis Patushin (i njohur në publik edhe si ish-partneri i modeles Adrola Dushi me të cilën ka dhe një djalë të vogël të quajtur Troi).


Së fundmi Fifi ka postuar në Instagram një foto të saj gjatë një performance në një nga koncertet e fundit, ku shfaqet duke performuar në shi dhe duke na ka treguar kështu se ky faktor nuk e ka penguar të këndoj për personat që e duan dhe e mbështesin muzikën që ajo sjell në treg.

Për këtë veprim të Fifit edhe partneri i saj, Adisi ka reaguar, duke postuar foton e saj në Instastory, ku dhe shprehet se ndihet shumë krenar për të.

Përpos, jetës private Fifi është shumë e përfolur padyshim edhe për muzikën e mirë që lançon. Teksa sezoni veror dihet se është shumë i ngarkuar me koncerte për këngëtarët edhe për një artiste si Fifi, të tilla aktivitete kanë qenë të shumta. Së fundmi në një nga koncertet e saj, i ka ndodhur një situatë shumë e pakëndshme me një nga fansat e saj.

Teksa, një prej tyre ka imituar skenën ku i ranë të fikët gjatë eksperiencës në ‘BBV’, bukuroshja e bëri ndjekësin në koncert për ‘ujë të ftohtë’.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë