Loading…

Përfshihet nga zjarri një lokal në Prishtinë, nuk ka persona të lënduar

  • 30/04/2021 | 10:19

Përfshihet nga zjarri një lokal në Prishtinë, nuk ka persona të lënduar

Një lokal është përfshirë nga zjarri sot rreth orës 02:30 në rrugën “Bill Klinton”, në Prishtinë.


Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas saj, policia ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët e kanë arritur të lokalizojnë zjarrin.

Ahmeti tregoi se nuk raportohet për të lënduar.

“Sot rreth orës 02:30, është pranuar informata për një incident zjarri në një lokal në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët e kanë arritur të lokalizojnë zjarrin. Nuk raportohet për persona të lënduar. Me rastin po merren njësitet e stacionit Qendra në Prishtinë”, ka thënë Ahmeti.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë