Një shkollë është përfshirë nga flakët mëngjesin sotëm në fshatin Koliq të Prishtinës.
Bëhet fjalë për shkollën fillore ‘Tefik Çanga’.
Ende nuk ka një informacion zyrtar në lidhje me gjendjen në këtë institucion arsimor dhe shkaqet se si ka ardhur deri te zjarri.
Gazeta mëson se zjarrëfikësit tashmë kanë arritur në vendgjarje, ani pse me vonesë.
Siç shihet nga pamjet e siguruara nga Metro, shkolla në fjalë është përfshirë e tëra nga zjarri./Gazetametro.net