Loading…

Përfshirja e shoqërisë civile në dialogun me Serbinë

  • 23/11/2016 | 09:06

Përfshirja e shoqërisë civile në dialogun me Serbinë

Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu, ka mirëpritur ftesën e kryeministrit Isa Mustafa për përfshirje të shoqërisë civile në dialogun me Serbinë.

“Është një reflektim në shërbim të hapjes së dialogut dhe ndërtimit të një procesi gjithëpërfshirës, me qëllim të arritjes së një konsensusi shoqëror për temat dhe sfidat të cilat e përcjellin këtë proces”, ka thënë Kreyziu.

Gjithashtu Kryeziu ka vlerësuar se varësisht nga ekspertiza, kapacitetet dhe fushat të cilat prek dialogu, shoqëria civile mund të ofrojë kontribut të vlefshëm, shkruan Epoka e re.

Ai ka thënë se dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë është proces i nevojshëm dhe i domosdoshëm.

Sipas tij shoqëria civile, kuvendi, qeveria dhe partitë politike duhet ta zgjerojnë debatin me qytetarë në mënyrë që ata të mos e shohin dialogun si një proces i cili vetëm mund t’i sjellë dëme jetës së tyre dhe shtetit të Kosovës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë