Loading…

Përfundim dramatik mes Chelseat dhe Tottenham, Kane barazon rezultatin në sekondat e fundit

  • 14/08/2022 | 19:30

Përfundim dramatik mes Chelseat dhe Tottenham, Kane barazon rezultatin në sekondat e fundit

Ka përfunduar me rezultat të barabartë 2-2 ndeshja ndërmjet Chelseat dhe Tottenham Hotspur në kuadër të javës së dytë të Premier League. Vetëm në sekondat e fundit Spurs arritën të shënojnë golin e barazimit, transmeton Gazeta Metro.


Ndeshje jashtëzakonisht interesante u zhvillua ditën e sotme në ‘Stamford Bridge’ mes dy ekipe të Londrës.

Fillimisht, ‘Blutë e Londrës’ kaluan në epërsi me anë të qendërmbrojtësit, Kalidou Koulibaly në minutën e 19’të pas një super goli të shënuar me një goditje volej nga brenda zonës.

Por, në minutën e 68’të të takimit ishte mesfushori danez, Pierre-Emile Hojbjerg i cili gjithashtu me një gol mjaft të bukur barazoi shifrat në 1-1.

Pas vetëm nëntë minutave mbrojtësi i krahut të djathtë, Reece James morri një pasim nga Raheem Sterling dhe nga afërsia riktheu avantazhin për vendasit.

Kur po mendohej se ndeshja do të përfundonte me fitoren e Chelseat, ashtu nuk mendoi sulmuesi anglez, Harry Kane i cili në sekondat e fundit shënoi për golin e barazimit.

Të dyja skuadrat tani kanë nga katër pikë pas dy xhirove të zhvilluara në Premier League. Spurs janë vendin e katërt, ndërsa skuadra e drejtuar nga Thomas Tuchel në pozitën e shtatë pasi kanë gol diferencë më të dobët. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë